Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët. PJESA I (Albanian Edition)
|
| Price: | $19.95 & eligible for FREE Super Saver Shipping on orders over $25. Details |
Availability: Usually ships in 24 hours
Ships from and sold by Amazon.com
Product Description
"TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT'
PIRO TASE
Disa qindra faqe të përkthyera nga gjuhë të ndryshme, vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, në një shtrirje kohore që nga shekulli VI para erës së re, deri sot.
Flasin historianë të lashtësisë: që nga Herodoti e Tit Livi; Gregoras Nicephorus, Chacocondylas, Leunclavius, Lavardin e deri tek Possenti, Cantacuzenus, Pachymeres e Villeharduin.
Janë shfrytëzuar studimet historike edhe të historianëve bashkëkohorë, si: Hammond e Arnold Tonybee.
Për herë të parë 'flet shqip' Wiliam Plomer me "Diamandin e Janinës". "I ftuar" është edhe albanologu i shquar Robert Elsie me introduksionin e tij për 'Seyahatnamenë' e Evlia Çelebiut.
Është historia e një vendi që ka si 'protagonistë" gjeneralë të ushtrive pushtuese apo të atyre ndërluftuese në këto treva: që nga Konsulli Romak, Sulpicius Galba e më pas, Qezari dhe Pompeu i Madh, e deri tek Karli I Anzhuin dhe Sulltan Mehmeti II në rrethimet historike të Kalasë së Belgradit..
Më shumë se 40 udhëtarë të huaj, anglezë, irlandezë, gjermanë, austriakë italianë dhe francezë,rumunë,kronikanë turq dhe turistë amerikanë, përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij populli.
Midis tyre gjen:
Misionerë apo diplomatë të huaj të të gjitha kohërave, politikanë dhe personalitete të shquar , si : Koloneli Lik, Pokevili i famshëm, Aubrey Herbert, Lorenzoni e deri tek Perez De Kuelar.
Poetë dhe artistë të mëdhenj, si: Bajroni, Eduard Liri, Edit Durhami etj.
Vizitorë të shumtë, qofshin këta, studiues, arkitektë, arkeologë, shkencëtarë, biologë, apo, edhe turistë ..., si: Evlia Çelebi, Kurzoni, Patsch, Burileanu, Rikakes, Popp, Baldaçi e së fundi, Filip Winn dhe
turisti amerikan, W. Schroeder .
AUTORI
Product Details
- Amazon Sales Rank: #3197926 in Books
- Published on: 2007-12-15
- Original language: Unknown
- Number of items: 1
- Binding: Paperback
- 544 pages
Editorial Reviews
Review
"...U kënaqa.
Së bashku perceptova mjaft informacione, që duhen kohë të asimilohen. ..
DR. Namik Shehu. Nju York -- from namik shehu
After finishing reading this book, you immediately get the urge and desire to share your memories with everyone arround you in this unknown world...you feel like flying like an eagle and to tell the whole world that " I am Albanian" and " I come form Albania, the historical land where the memories and the traces of " Dodona`s Sanctuary, dedicated to Zeus, is preserved...."
I am proud to say that I am Albanian and that I am an after comer of Pirro I Epirit, Alexander the Great, Skenderbeu and Mother Terresa...
It is a pleasure and a joy to be able to share these ideas and these memories of foreign travelers in Albania with the people that surround us...and inevitably we can achieve the initial goal of the author which is that of changing and positively influencing the thoughts and opinions of individuals and the misled regarding our mother land, Albania..."
The publishing of this book in the English language would be ideal in developing a sense of clear communication and understanding between the readers all around the world and the opinions and memories of those foreigners regarding Albania and Albanians.
It would as-well be amazing the idea of this book being read first by all those Albanians who are starting to forget their mother Language.
Parents should read passages from this book to their toddlers and thus letting them know what some of the " smartest and most influential" historians and individuals think of their previous Albanian generations and parents mother country.
This is the ideal bridge that will connect gap between the rest of the world and showing them who the real Albania and Albanians are.
Five STAR -- Orchidtears666@aol.com
Me botimin e Studimit: "Te huajt per Shqiperine dhe Shqiptaret", te krijohet pershtypja sikur figura e shquar e Diplomacise Boterore, Zoti Perez De Kuelar, viziton per here te dyte Shqiperine dhe le perseri "testamentin' e tij per qytetin muze te Beratit. "...Shpresoj që ky qytet i admirueshëm të konsiderohet dhe të respektohet si një pasuri kulturore njerzore"
DE KUELAR -- Artist. Mil.Wisconsin An Artist. Milwaukee, WI.
Me botimin e Studimit: "Te huajt per Shqiperine dhe Shqiptaret", te krijohet pershtypja sikur figura e shquar e Diplomacise Boterore, Zoti Perez De Kuelar, viziton per here te dyte Shqiperine dhe le perseri "testamentin' e tij per qytetin muze te Beratit.
"Pamë një gjë të pa-arritshme e të pa-përsëritshme. Aty mundëm të shohim një thesar të kulturës botërore. Shpresoj që ky qytet i admirueshëm të konsiderohet dhe të respektohet si një pasuri kulturore njerzore" (DE KUELAR) P.K.dhe E.K. Wisconsin -- pkkosova@gmail.com
Përshendetje i nderuar!
Kërkesa Juaj pranohet pa asnjë rezervë. Shërbimet për raste të tilla janë falas. Recensionin për librin do të na e dërgoni vet. Ju mund të na dërgoni edhe librin në PDF, si dhe artikuj, ndërkohë që ne do t'i editojmë në Rub. Kultura, si dhe në emisionet foljore të Radios, që kanë të bëjnë me librin.
Te fala te perzemerta:
Ahmet Qeriqi dhe stafi i Radios "Kosova e LIRE" --
Përshendetjet më të përzemërta për juve, Zoti MARKO!
...duke pasur parasysh Titullin e Librit, ne mendojmë qy ky Libër, më shumë ka permbajtje Kombetare dhe Patriotike... ...neve do të preferonim që të kontaktoni në emisionin e drejtpërdrejtë të orës 21h.
Eshtë një emision tepër i ndëgjuar ku mund të bëni një përshendetje, edhe mund të lidhni edhe bisedën për Librin tuaj, duke shpjeguar shkurtimisht përmbajtjen e tij. -- From: online
"...U kënaqa. Së bashku perceptova mjaft informacione, që duhen kohë të asimilohen. ..
DR. Namik Shehu.
Nju York -- Dr. Namik Shehu, NY.
"Nga studimi lokal në një vepër gjigande"
"Të Huajt për Beratin" ishte një projekt që e ka fillimin në disa artikujt të botuar nëpër faqet e gazetës lokale të qytetit gjatë kohës kur punonte si drejtor i bibliotekës, por që do të merrte trajtën e një studimi më të plotë, pas kontaktit me fondet e disa nga bibliotekave më të mëdha të SHBA-së dhe të Perëndimit dhe tashmë i shfaqet përpara lexuesit shqiptar me temën:
"Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët". -- Gazeta "AGON" - 9 Janar, 2008. Fq.13(Kulture)
Autori nga dhe ka bere që te te flasin shqip dhjetra Kronikane te huaj qe nga lashtesia dhe deri ne kohet moderne. Jane pikerisht ata qe me kronikat e tyre bejne historine e nje vendi te lashte dhe te nje populli autokton, me I vjetri ne Evropen Jug-Lindore. Autori nuk ka bere gje tjeter vecse I ka bashkuar keto kronika, si copezat e nje mozaiku te bukur qe shkelqen nen driten e ketij fillim shekulli te veshtire per shqiptaret kudo ne bote, me synimin per te hedhur drite mbi portretin e vertetet te Shqiperise dhe te Shqiptareve. Jo pa qellim autori I ka "grumbulluar" keta Konikane si per te bere nje "simpozium" per Historine e Shqiperise dhe te Shqiptareve, ne qytetin e lashte, me shume se 2400 vjecar te Beratit. Keta udhetare vijne nga Roma...dhe permes detit Adriatik, valet e egersuara I hedhin ne brigjet Alesios, Durrachiumit apo Apollonise. Ne brigjet e Prevezes apo te Himares,.. Ata vijne nga Kosova dhe Mali I Zi, nga Turqia, Maqedonia dhe Greqia... e duke ecur me kembe apo me kale e duke u ndaluar han me han, vijne ne qytetin e "pa-arritshem te Beratit" per te hedhur ne telajo, peizazhet me te bukura e per te shkruar ne leter shenimet e udhetimeve te tyre. Autori, jo pa qellim ka zgjedhur Beratin, kete "...qytet te skalitur si kurorë mbi majën e një mali, te ngjashëm me fronin e një arqipeshkvi". per te ekspozuar kete Mozaik te kesaj historia "te pafund" te shkruar nga te huajt per Shqiperine dhe Shqiptaret. -- Student UWM, Wi.
Now that most of Berat´s 'citizens' of the World speak Albanian, the picture depicting its natural beauty is more complete and it will also call upon the international community to include Berat as one of the oldest cities of the world. The author, righteously, includes the proofs of different historians testifying on the age of this town covered with the emeralds of History dating as back as 400 B.C..
A city visited by generals, Diplomats, Politicians, Religious Figures, and Historians, now speaks with the voice of his distinguished 'friends' from the World"
Good Luck. -- A reviewer, an Historian from Europe, January 19, 2008,
From the Author
Dialog me lexuesit nëpër botë...
From the Inside Flap
"GOLGOTHA-ja E SHQIPTARËVE."
"...Në bregun lindor të Adriatikut, tre ditë të mira udhëtim që nga Vjena, jetojnë shqiptarët, një popull autokton, i cili në shekuj ka luftuar për liri dhe pavarësi kundër armiqve dhe pushtuesve të çdo lloji.
Ata kanë ditur si të ruajnë origjinalitetin e tyre me gjithë luftrat e parreshtura që kanë bërë dhe nga përmbysjet historike që kanë ndodhur herë pas here.
As vala e madhe e emigrimit as edhe betejat kundër sërbëve, turqve dhe armiqve e pushtuesve të tjerë, nuk ka mundur të pengojë shqiptarët për të mbajtur gjithmonë të pastra dhe të pandryshueshme tiparet e rralla të tyre lidhur me racën, gjuhën dhe traditat e zakonet.
Historia e këtij kombi është një vazhdimësi e pandërprerë betejash vdekjeprurëse kundër armiqve të egër . Por as edhe betejat më të përgjakshme nuk kanë mundur të shfarrosin këtë racë të fuqishme.
Gjithashtu, jeta intelektuale e shqiptarëve ka qënë e dukshme, pavarësisht nga fakti që pushtuesit janë përpjekur të shkulin që në rrënjë çdo mundësi të zhvillimit kulturor.
Ky komb i ka dhënë Perandorisë turke gjeneralët dhe shtetasit më të lavdishëm. Ligjvënësit më të shquar të Perandorisë Otomane kanë qënë me origjinë shqiptare.
Veprat më të shquara në letërsinë turke, janë shkruar nga shqiptarët.
Pothuajse gjithë tregtarët e Malit të Zi, ishin me origjinë prej këtij kombi.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për tregtarët e shumë qyteteve rumunë.
Në Itali, gjithashtu, shqiptarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në provinca të ndryshme; në Greqi, luftëtarët më të guximshëm kanë qënë me origjinë shqiptare.
Në vazhdim të përmbysjes masive, shkaktuar nga Lufta Ballkanike, ëndërra e vjetër e këtij kombi për të fituar lirinë dhe pavarësinë, më në fund, ishte gati për t'u bërë realitet. Superfuqitë evropiane vendosën t'i jepnin Shqipërisë autonominë e një shteti.
Sidoqoftë, sërbët, të kapur nga ethet e pushtimit, e shkatërruan shpejt këtë ëndërr të bukur të këtij kombi të guximshëm dhe liridashës para se ajo të bëhej realitet. Trupat sërbe sulmuan Shqipërinë duke vrarë e duke prerë. "Për deri sa Fuqitë e Mëdha nuk na e lanë neve të gjithë Shqipërinë, atëhere - sipas sërbëve - e vetmja rrugë është shfarrosja e shqiptarëve!"
18 Tetor, 1912. Mbreti Petër i Sërbisë, lëshoi manifestin e tij: "Drejtuar popullit sërb" ku midis të tjerash ai deklaron:
"Qeveria turke nuk tregon asnjë farë kujdesi për shtetasit e saj dhe po e bën veshin shurdh ndaj të gjitha ankesave dhe protestave të shumta. Është krijuar një situatë e tillë që në Turqinë evropiane askush nuk ndihet më i kënaqur. Sërbët, grekët, gjithashtu, edhe shqiptarët e konsiderojnë këtë qëndrim të qeverive të tyre turke të papranueshëm..
Si rezultat, unë kam urdhëruar ushtrinë time, në emër të Zotit, të fillojë luftën e shënjtë me qëllim që të çlirojë vëllezërit tanë dhe t'u sigurojë atyre një jetë më të mirë.
Ushtria ime do të bashkohet në Sërbinë e vjetër, me sërbët kristianë dhe ata myslimanë, të cilët janë për ne po aq të dashur, gjithashtu, edhe me shqiptarët myslimanë dhe të krishterë, me të cilët, për 13 shekuj, kombi ynë ka ndarë së bashku gëzimin dhe hidhërimin.
Ne do t'u sjellim atyre lirinë, vëllazërinë dhe barazinë."
Nuk kaloi as edhe një gjysëm viti që nga koha e këtij manifesti solemn.
Si e zbatuan sërbët premtimin e dhënë për shqiptarët nga Mbreti i tyre ?
Ja përgjigja:
U vranë mijëra vetë: burra, gra dhe fëmijë. Të rriturit u torrturuan për vdekje, fshatrat u bënë shkrumb ose u plaçkitën krejt; gratë dhe vajzat e reja u përdhunuan dhe gjithë toka e shkrretuar dhe e shkatërruar ishte mbytur në gjak.
Sërbët nuk erdhën në Shqipëri si çlirimtarë të popullit shqiptar por si xhelatët e tyre.
Në Konferencën e ambasadorëve të Londrës u propozua që kufijtë e Shqipërisë do të caktoheshin në bazë të vendimit të një komisioni të krijuar për këtë qëllim. Sërbët e përshpejtuan veprimtarinë e këtij komisioni nën presionin e armëve të zjarrit dhe të bajonetave. Është e pamundur që të përshkruhen krimet e tyre. Ndjenja e zemërimit dhe e tmerrit që buroi nga këto krime i kaloi kufijtë, sidomos kur mendon se këto skena makabre zhvillohen në shekullin e njëzet dhe mu në zëmër të Evropës, jo shumë larg nga qëndra e qytetërimit botëror. Kjo ndjenjë bëhet akoma edhe më shumë shqetësuese kur mendon se asgjë nuk u bë për t'i dhënë fund këtyre masakrave të patreguara, me gjithë faktin që, për muaj me radhë, tani, gazetarët e gjithë vendeve vazhdojnë të shkruajnë për këto vrasje të shëmtuara.
Një popull i jashtëzakonshëm dhe i guximshëm po masakrohet para syve të gjithë botës dhe Evropa, Evropa e Krishtere, Evropa e civilizuar, nuk thotë qoftë edhe gjysëm fjale rreth saj!
Dhjetra mijëra veta të pambrojtur u masakruan, gratë u përdhunuan, të rritur dhe fëmijë të mbytyr për vdekje; qindra fshatra të djegur dhe priftërinj të therrur.
Dhe Evropa vazhdon të qëndrojë indiferente!
Sërbia dhe Mali i Zi kanë vendosur të rrëmbejnë një tokë të huaj. Por kjo tokë është e banuar nga një popull i guximshëm dhe liridashës i cili me gjithë se në shekuj i skllavëruar, këtë zgjedhë të huaj nuk do ta pranonte kurrë. Në këto kushte, e vetmja rrugëzgjidhje do të ishte shfarrosja e shqiptarëve.
Fshatra të panumërta u bënë njësh me tokën, dhe një sasi e panumërt njerëzish u vranë në mënyrën më shtazarake.
Aty, ku dikur lartësoheshin shtëpitë e thjeshta e të ndërtuara me mundim, në breza të tëra, prej shqiptarëve të gjorë, kishin mbetur vetëm grumbujt e gërmadhave prej nga ende dilte tym.
Një komb i tërë i mbytyr në gjak - dhe Evropa nuk thotë asnjë fjalë!
* * *
"Qëllimi i këtij artikulli është që të sensibilizojë ndërgjegjen e qytetërimit evropian.
Fuqitë e mëdha duhet t'i thonë "ndal" dhunës në Shqipëri. Ekspedita e dhunshme e genocidit duhet të ndalohet dhe një komision ndërkombëtar investigimi duhet të ngrihet kundër qeverisë sërbe.
Mbi të gjitha, trupat sërbo-malazese duhet të largohen menjëherë nga tokat shqiptare dhe po ashtu të çlirojnë Shqipërinë nga bllokada që i kanë bërë grekët në jug.
Unë i bëj thirrje të gjitha qeverive të Fuqive të Mëdha; unë i bëj thirrje gjithë qytetërimit evropian në emër të humanizmit, në emër të civilizimit, në emër të popullit të mjeruar shqiptar!
Unë i drejtohem popullit anglez, kombit që në kohën e masakrave në Armeni ngriti me kurajo zërin në mbrojtje të të shtypurve!
Unë i drejtohem Francës, kombi, i cili gjithnjë ka provuar se është mbrojtësi i njerëzimit dhe i të drejtave të tij.
Një Komb fatkeq, duke përjetuar fatin e vet të tmerrshëm, po bën thirrje për ndihmë që nga GOLGOTHA-ja e vet.
A do ta dëgjojë Evropa këtë klithmë?!"
(LEO FREUNDLICH - Vienë, 1913)
